Orkestrina Popullore me Këngëtarë

Një nga karakteristikat specifike të kultivimit dhe të interpretimit të muzikës popullore nga ana e ShKA “Agimi”, prej ditës së themelimit e deri më sot, është kombinimi i Orkestrinës me solistët vokalë, me duetet dhe me grupin e këngëtarëve.

Orkestrina Popullore me Këngëtarë me të drejtë gëzon epitetin e orkestrinës më të mirë të qytetit të Prizrenit. Ky formacion muzikor ekziston si ansambël i spikatur që është prezantuar pothuajse në të gjitha paraqitjet e ShKA “Agimi”, duke shoqëruar solistët vokalë, duetet dhe grupin e këngëtarëve.

Suksesi i kësaj Orkestrine është vënë në dukje në festivale, gara, koncerte jubilare e solemne të mbajtura në Kosovë dhe jashtë vendit sikurse edhe me paraqitjet në emisionet e ndryshme radio-televizive.

Orkestrina Popullore me Këngëtarë ka dhënë kontribut të vlefshëm në ruajtjen dhe përhapjen e kulturës muzikore dhe të këngës popullore e qytetare shqiptare.    

Lajme - Orkestrina Popullore me Këngëtarë

    Kontakt

    Rr. Rrasat e Koshares p.n. 20000 Prizren Kosove

    +386 49 335 553

    +377 44 172 793

    info@shka-agimi.org

    www.shka-agimi.org

    MKRSLimit LBKubati Qendra Laserike e SyritKomuna e PrizrenitProCredit Bank