Kori Mikst


Kori Mikst i ShKA “Agimi” është seksioni i parë me të cilin e filloi veprimtarinë kjo shoqëri. Është i vetmi kor mikst amator në Kosovë që vepron pa ndërprerje për afër shtatëdhjetë vjet.

Kori i “Agimit” është një ansambël koral i nivelit të lakmueshëm artistik.

Në programin e këtij ansambli dominojnë veprat e Lorenc Antonit, Rexho Mulliqit, Fahri Beqirit, Mark Kaçinarit, Konstandin Trakos, Çesk Zadesë, etj. sikurse edhe veprat e kompozitorëve të huaj.

Me korin e “Agimit” kanë dirigjuar kompozitorë e dirigjentë të njohur të Kosovës, si: Lorenc Antoni, Rexho Mulliqi, Mark Kaçinari, Engjëll Berisha, Vera Mjeda, Dashnor Xërxa, Fikrim Emra, Besim Berisha e Xheladin Kastrati.

Specifikë e këtij kori është se në të marrin pjesë të rinj nga mosha 16 vjeçare e deri te më të moshuarit. Një veçori tjetër është se ka pasur raste kur aty kanë kënduar prindërit me fëmijët e tyre.

Lajme - Kori Mikst

    Kontakt

    Rr. Rrasat e Koshares p.n. 20000 Prizren Kosove

    +386 49 335 553

    +377 44 172 793

    info@shka-agimi.org

    www.shka-agimi.org

    MKRSLimit LBKubati Qendra Laserike e SyritKomuna e PrizrenitProCredit Bank