ShKA "Agimi" takohet me publikun e vet

ShKA "Agimi" më 30 qershor ka realizuar koncertin premierë, nën udhëheqjen e re. Seksionet e ndryshme të "Agimit" janë paraqitur me një program të pasur, duke marrë kështu duartrokitje të gjata nga publiku i pranishëm në Shtëpinë e Kulturës në Prizren.

Orkestra e shoqërisë nën drejtimin e prof. Mentor Zajmit ka përcjellë vallet dhe këngët që janë përgatitur për publikun besnik të ShKA "Agimi".

Në fillim Ansambli i valleve është paraqitur me vallen e Librazhdit, me koreograf Tasim Dajçin.

Programi ka vazhduar me këto pika:
Fjolla Kazma - këngët - Valsi i lumturisë dhe Këngët e vendit tim

Shkëlqim Bytyqi - këngët - Tuman Kuqe dhe Cila nënë të ka bërë

Veteranët e Agimit janë paraqitur me potpuri, me koreograf Mazllum Karamanin.

Ndërsa Blerim Bobaj ka intepretuar këngët O moj bukuroshe dhe Kur më shkon si zog në hava, pas të cilit është paraqitur Elizabeta Krasniqi - më këngët - O moj ti me sytë e zi dhe Margjela.

Këngëtari Festim Bytyqi ka interpretuar këngët Vaj si qenka ba dynjaja dhe Të çova të fala

Ndërsa Grupi i këngëtarëve ka interpretuar këngët Ani ç'ma ke synin, Mu ke shtylla, etj.

Folklori me vallen Vjelja e Mollës, me koreografit Tasim Dajçin, ka mbyllur koncertin e ShKA "Agimi". 

Prapa
MKRSLimit LBKubati Qendra Laserike e SyritKomuna e PrizrenitProCredit Bank