Anton Çetta, Nderi i Kombit

SHKA "Agimi" ka iniciuar nismën që veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, profesori i ndjerë, Anton Çetta të dekorohet me titullin "Nderi i Kombit" nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

SHKA "Agimi" ka iniciuar nismën që veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, profesori i ndjerë, Anton Çetta të dekorohet me titullin "Nderi i Kombit" nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Veprimtaria e shumanshme kombëtare e Çettës në unifikimin e popullit dhe në ruajtjen e kulturës dhe traditës shqiptare përbën bazamentin e kësaj kërkese.

Ky propozim është përkrahur nga pjesëmarrësit e tryezës, të organizuar më 15 qershor në ShKA "Agimi", të cilët me nënshkrime i kanë dhënë mbështetje kësaj kërkese.

Sipas Hysen Matoshit, drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës do të ishte nder për shtetin shqiptar që ta dekoroj me titullin Nderi i Kombit, ngase ky vendim nuk do të nderonte Çettën por vet institucionin e presidentit të Shqipërisë, meqë do të njihte kontributin e Çettës për unitetin e kombit shqiptar.

Don Lush Gjergji ka pohuar se Çetta është "baba i pajtimit", i cili njohu brumin e popullit shqiptar nga i cili mundësoi ndërtimin e të sotmes dhe të ardhmes së kombit.

Profesor Adem Zejnullahu ka shprehur bindjen se Çetta zë vend të rëndësishëm në letrat shqipe

Kryetari shumëvjeçar i SHKA "Agimi", Kadri Skeja ka thënë se kjo shoqatë mburret që për kryetar të parë kishte një figurë të çmuar si Anton Çetta.
 

Prapa
MKRSLimit LBKubati Qendra Laserike e SyritKomuna e PrizrenitProCredit Bank