Konkurs për pranimin e këngëve - Zambaku i Prizrenit 2015

Shoqëria Kulturore-Artistike AGIMI, Prizren Shpall KONKURS për pranimin e këngëve konkurruese për Festivalin e këngës së vjetër qytetare ZAMBAKU I PRIZRENIT 2015

Shoqëria Kulturore-Artistike AGIMI, Prizren

Shpall

KONKURS

për pranimin e këngëve konkurruese për Festivalin e këngës së vjetër qytetare

ZAMBAKU I PRIZRENIT 2015

Kushtet për aplikim

  • Këngët duhet të jenë të papublikuara, të kenë vlera të mirëfillta muzikore dhe poetike dhe të jenë të kompozuara në frymën e këngës së vjetër qytetare dhe formave tjera të përafërta, 
  • Pjesëmarrësit në konkurs duhet të dërgojnë melodinë e shkruar (me simbole harmonike) si dhe tekstin në dy kopje, 
  • Punimet duhet të dërgohen me shifër, kurse në pliko të veçantë (me të njëjtën shifër), duhet të shënohen emrat e autorit të melodisë dhe tekstit, propozimi për interpret si dhe kontaktet e autorit, 

Punimet duhet të dërgohen në zyret e SHKA Agimi në Prizren (Rrasat e Kosharës pn, Sheshi Shadërvan) ose në zyret e Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës në Prishtinë (Perandori Justinian nr. 9, lagjia Pejton) më së largu deri më 20 Maj 2015. 

Për informatat më të hollësishme shihni www.shka-agimi.org, në FB Shka-Agimi, si dhe në 049 335 553.

Festivali organizohet nga Shoqëria Kulturore-Artistike AGIMI në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës, Shoqatën e Kompozitorëve të Kosovës dhe Rrjetin e Organizatave të Kulturës në Prizren.

 

 





Prapa
MKRSLimit LBKubati Qendra Laserike e SyritKomuna e PrizrenitProCredit Bank