Shoqëria Kulturo - Artistike Agimi

Shoqëria Kulturore Artistike “Agimi” është organizata e parë e këtij karakteri në Kosovë. Është formuar në vitin 1944, në Prizren, Republika e Kosovës.

Në gjirin e saj ShKA “Agimi” përfshin më shumë se dyqind anëtarë të rregullt, të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre në këto seksione:

-    Kori Mikst
-    Orkestrina Popullore me Këngëtarë
-    Ansambli i Folklorit
-    Grupi Letraro-Recitativ
-    Grupi i  Pikturës dhe Fotografive Artistike
-    Grupi i Muzikës Zbavitëse
-    Drama

Që prej themelimit të ShKA “Agimi” e deri më sot, nëpër aktivitete të ndryshme kanë defiluar mbi pesë mijë anëtarë, të cilët janë paraqitur para publikut vendës dhe të huaj, mbi dy mijë herë.

ShKA “Agimi” përpos koncerteve të shumta të realizuara në vend, ka marrë pjesë edhe në manifestime e festivale të shumta ndërkombëtare, si në Shqipëri, Turqi, Itali, Gjermani, Algjeri, etj., duke prezantuar pjesë të çmuara të kulturës së Kosovës.

Programet e seksioneve të SHKA “Agimi” kanë vlera jo vetëm kombëtare, por edhe universale të popujve të ndryshëm.
Të gjitha paraqitjet, si brenda ashtu edhe jashtë vendit kanë zgjuar interesimin e publikut dhe si rezultat ShKA “AGIMI” është shpërblyer me mirënjohje e dekorata të shumta.  
 

 


Kontakt

Rr. Rrasat e Koshares p.n. 20000 Prizren Kosove

+386 49 335 553

+377 44 172 793

info@shka-agimi.org

www.shka-agimi.org

MKRSLimit LBKubati Qendra Laserike e SyritKomuna e PrizrenitProCredit Bank