Sh.K.A. Agimi - Zambaku i Prizrenit 2015

Përfundoi edicioni 27 i Zambakut të Prizrenit. Këta janë fituesit:

Kënga "Dashuri ku je?" e Ylber Asllanajt, me tekst të Shefqet Gjocajt, interpretuar nga Saranda Alija është zgjedhur si kënga më e mirë e publikut, duke i fituar trofetë "Zambaku i Argjendtë" (i ndahet autorit) dhe "Mikrofoni i Artë" (i ndahet interpretuesit). Kjo këngë ka fituar edhe çmimin e parë të Jurisë Profesionale. 

Çmimin e dytë të Jurisë Profesionale e ndanë dy këngë, "Pa ty" që kishte për autor dhe tekstshkrues Naim Krasniqin dhe u interpretua nga Neda Gjuriqi dhe "Kjo melodi" e Leonard Canhasit, me tekst dhe interpretim të Jehona Lumit.

Dy këngë e kanë ndarë edhe çmimin e tretë të Jurisë Profesionale, "Slatke tajne Šadrvana" e Shefqet Hoxhës, me tekst të Kanita Alijagic dhe interpretim të Šaćir Ameti, si dhe "Qyteti i dashurisë" e Astrit Stafajt, me tekst të Ardit Stafajt dhe interpretim të Denik Prizrenit. 

Urime fituesve dhe falemnderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe kontributin për realizim të suksesshëm të këtij edicioni.

 

Prapa

Kontakt

Rr. Rrasat e Koshares p.n. 20000 Prizren Kosove

+386 49 335 553

+377 44 172 793

info@shka-agimi.org

www.shka-agimi.org

MKRSLimit LBKubati Qendra Laserike e SyritKomuna e PrizrenitProCredit Bank