Drama

Seksioni i dramës i ShKA “Agimi” nga shtatori i vitit 1945 e deri në dhjetor të vitit 1949, ka shërbyer si bazament për krijimin e Teatrit Amator të qytetit të Prizrenit. Shumë të rinj kanë mësuar të flasin në skenë, të recitojnë dhe të interpretojnë role të ndryshme, për të vijuar edhe karrierën në këtë lëmi.  

Në vitet e 90’ta, pas largimit të dhunshëm nga Shtëpia e Kulturës, ku ushtronte veprimtarinë e vet, Teatri Amator i Prizrenit u gjend në udhëkryq, duke rrezikuar madje vijimësinë e punës.

Në këtë situatë të vështirë, ShKA “Agimi” ia hapi dyert e veta sërish aktorëve amator të qytetit dhe ia mundësoi vazhdimin e aktivitete skenike.

Në sallën e ShKA “Agimi” u mbajt edhe Kuvendi Themelues i Teatrit të qytetit. Duke u inkuadruar në seksionin e dramës dhe duke shfrytëzuar emrin e shoqërisë, artistët amatorë përgatitet disa drama solide, që u shfaqën me sukses në skenën vendore dhe ndërkombëtare.

Lajme - Drama

    Kontakt

    Rr. Rrasat e Koshares p.n. 20000 Prizren Kosove

    +386 49 335 553

    +377 44 172 793

    info@shka-agimi.org

    www.shka-agimi.org

    MKRSLimit LBKubati Qendra Laserike e SyritKomuna e PrizrenitProCredit Bank