Grupi i Muzikës Zbavitëse

Së bashku me orkestrinën popullore, duke ia shtuar kësaj vetëm disa instrumente muzikore, si saksofoni, kitara, xhezi dhe buria është krijuar, zhvilluar dhe paraqitur në koncerte të shpeshta edhe Grupi i Muzikës Zbavitëse të ShKA “Agimit”.

Grupi i Muzikës Zbavitëse luajti rol të rëndësishëm në organizimin e jetës së brendshme kulturore-zbavitëse. Nga këtu nis edhe kultivimi i muzikës rok dhe pop në Prizren. Grupet e ndryshme pas angazhimeve kanë gjetur shprehje karakteristike dhe të posaçme, duke kompozuar melodi zbavitëse duke shfrytëzuar edhe motivet e melosit të pasur popullor.

Në Grupin e Muzikës Zbavitëse si udhëheqës janë dalluar prof. Gazmend Zajmi dhe Petrit Nushi.

Pranë “Agimit” lindën grupet dikur të shquara të muzikës zbavitëse si “Therandosët”, “Pranvera”, “Merimangat”, “Luniazët”, “Eleonida”, “Menkis”, “Telstar”, etj.

Lajme - Grupi i Muzikës Zbavitëse

    Kontakt

    Rr. Rrasat e Koshares p.n. 20000 Prizren Kosove

    +386 49 335 553

    +377 44 172 793

    info@shka-agimi.org

    www.shka-agimi.org

    MKRSLimit LBKubati Qendra Laserike e SyritKomuna e PrizrenitProCredit Bank