Grupi i Pikturës dhe Fotografive Artistike

Në Shoqërinë Kulturore Artistike “Agimi” krahas aktiviteteve tjera, veprimtarinë e vet e ushtron edhe seksioni i pikturës.

Seksioni i pikturës, megjithëse pati ndërprerje të shpeshta, ai edhe sot ekziston dhe në shumë aspekte është i dobishëm për “Agimin”.

Punimet e artistëve të dalluar që i kanë kaluar dekadat në ShKA “Agimi” janë ekspozuar në lokalet e shoqërisë me rastin e manifestimeve të ndryshme, mbrëmjeve artistike dhe promovimeve të veprave të autorëve të ndryshëm.

Anëtarët e këtij seksioni përveç në ekspozita, u angazhuan edhe për skicimin ideor të pllakateve, skenave teatrore, dekorin e shfaqjeve, përgatitjen e skicave të kostumeve dhe koreografinë e ansamblit të valleve popullore.

Lajme - Grupi i Pikturës dhe Fotografive Artistike

    Kontakt

    Rr. Rrasat e Koshares p.n. 20000 Prizren Kosove

    +386 49 335 553

    +377 44 172 793

    info@shka-agimi.org

    www.shka-agimi.org

    MKRSLimit LBKubati Qendra Laserike e SyritKomuna e PrizrenitProCredit Bank