Ansambli i Folklorit

Ansambli i Folklorit zë një vend të rëndësishëm në veprimtarinë e gjithëmbarshme të ShKA “Agimi”.

Sa herë që është paraqitur para publikut, Ansambli, ka magjepsur dashamirët e kulturës popullore, me numrin e konsiderueshëm të valleve, laryshinë e veshjeve tradicionale dhe me cilësinë e lojës së valltareve dhe valltarëve.

Ansambli i Folklorit ka një numër impozant të anëtarëve meqë përfshin grupmosha të ndryshme, duke filluar nga më të rinjtë e deri te veteranët, të cilët me këshillat dhe përvojën e tyre, ndihmojnë fëmijët dhe të rinjtë në përvetësimin e shkathtësive të valleve popullore.

 Ansambli ka marrë pjesë në shumë festivale dhe koncerte brenda dhe jashtë vendit, duke përfaqësuar në mënyrë dinjitoze vlerat e valleve dhe kostumeve popullore shqiptare.

Lajme - Ansambli i Folklorit

    Kontakt

    Rr. Rrasat e Koshares p.n. 20000 Prizren Kosove

    +386 49 335 553

    +377 44 172 793

    info@shka-agimi.org

    www.shka-agimi.org

    MKRSLimit LBKubati Qendra Laserike e SyritKomuna e PrizrenitProCredit Bank